Penalltia e akorduar në dëm të Kroacisë ishte vendimtare për fatin e finales së humbur ndaj Francës. Prekja me dorë e Perisiç sipas legjendave të futbollit ishgte e pavullnetshme.
Arbitri argjentinas po kritikohet ashpër për vendimin e tij. Roi Kin, një prej lojtarëve më të mëdhenj të futbollit irlandez deklaroi:
“Futbolli është loja më e bukur në planet, por vendime të tilla, si ajo për penalltinë, padyshim që ma shpifin. Kroatët nuk e meritonin atë vendim të çuditshëm, dhe të turpshëm. Arbitri me siguri nuk ka luajtur kurrë futboll në jetën e tij, jua garantoj. Kemi të bëjmë me një idiot”.
Ndërkohë, opinionisti i BBC, Alan Shirer, shtoi: “Ajo prekje me dorë nuk ka mundësi të jetë e vullnetshme. Arbitri ka bërë një gabim të madh në finalen e Kupës së Botës“.
Diçka të tillë e kanë konfirmuar edhe ish-futbolistë të mëdhenj si si Rio Ferdinand apo Jurgen Klinsman./a.m.