• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U gjet i groposur, si e vrau sarandiotin Eljon Hysa, detajet e policisë

by A R
16/07/2018 07:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e të riut nga Saranda, Edmond Theodhori (Mehmeti), ndodhi më 10 korrik të vitit 2015. Policia identifikoi si autorë 6 persona nga Laçi dhe Kruja, ndërsa nga pamjet e një kamere sigurie rezultonte si autor kryesor Eljon Hysa.

30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri pas një sherri të mëparshëm me Hysën. Pak ditë pas krimit të rëndë, Policia arrestoi tre autorët e përfshirë. Gjithashtu u identifikuan dhe shpallën në kërkim tre shtetas të tjerë, mes të cilëve edhe personi që ka qëlluar me armë. Policia e Sarandës arrestoi asokohe shtetasit Ledi (Enkelejd) Ben (Saba) Hysa, 25 vjeç, banues në Laç, Ylli Qemal Reçi, 23 vjeç, banues në Gjorm të Krujës dhe Ajman Agron Zyba, 21 vjeç, banues në Laç.

Fillimisht u dyshua se autorët ishin kosovarë, ndoshta duke u ngatërruar nga dëshmitarët nga theksi i tyre verior. Por hetimet rezultuan se ata janë banorë nga Laçi e Gjormi i Krujës. Gjithashtu, Policia shpalli në kërkim shtetasit Gani Rexhep Hysa, 41 vjeç, Eljon (Kejsi) Sahit Hysa, 31 vjeç, dhe Keivi (Ahmet) Sahit Hysa, 23 vjeç, që të tre banorë në Gjorm të Krujës. Gjatë ditëve para ngjarjes, të gjithë këta persona kanë qenë pushues në qytezën e Ksamilit.

*Edmond Theodhori

Nga hetimet e kryera asokohe rezultoi se rreth orës 00:10, një natë para ngjarjes, viktima Edmond Theodhori (Mehmeti) në një nga lokalet e qytetit të Sarandës është konfliktuar me autorët e dyshuar e të shpallur në kërkim policor, Gani Hysa dhe Kejvi Hysa (xhaxha dhe nip), për motive të dobëta. Pas këtij momenti, një natë më vonë, rreth orës 01:05, autorët e dyshuar pasi kanë vënë në dijeni në lidhje me konfliktin edhe Eljon Hysën e shokët e këtij të fundit (personat e mësipërm të arrestuar tashmë nga Policia), kanë kërkuar të gjithë së bashku nëpër qytet dhe kanë gjetur viktimën, pikërisht në vendin ku kishte ndodhur edhe konflikti një natë më parë, në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës.

Sapo e kanë pikasur, ata rrethuan mjetin dhe nisën t’i thyejnë atij xhamat me shkop bejsbolli dhe me qytën e pistoletës, ku pas kësaj, njëri prej autorëve i është afruar dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri në drejtim të 30-vjeçarit, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Pas kryerjes së krimit, të gjithë autorët janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim te vendbanimeve të tyre. Policia deklaroi se nga hetimi i kryer rezulton se nga tre personat e arrestuar, asnjë prej tyre nuk është autori që ka qëlluar për vdekje 30- vjeçarin. Nga verifikimi i një kamere sigurie, rezultoi se autor është shtetasi Eljon Hysa. Viktima mësohet se punonte në një lavazh dhe si marangoz./Panorama/a.m.

Next Post
‘Lista e zezë’ e ALUIZNIT, ja 341 ndërtuesit që iu bllokohen lejet

Vend i varfër por në Tiranë shtëpitë kushtojnë më shumë se në Perëndim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com