Policia e Tepelenës ka arrestuar në flagrancë një 31-vjeçar pasi gjatë një sherri ka tentuar të vrasë me thikë një 58-vjeçar.
Nga Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Edmir Korçari, 31 vjeç, banues në Fier.
Në hyrje të qytetit për motive të dobëta, 31-vjeçari ka debatuar e më pas ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin O.D, 58 vjeç, banues në Fier, duke i shkaktuar plagë të lehta.
Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i thikës si dhe 1700 lekë.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.
a.ç