Një plazh në Menorca të Spanjës është përfshirë nga era e fuqishme.
Pamjet tregojnë çadrat që fluturojnë në ajër, të cilat u kthyen në një rrezik edhe për pushuesit.
Plazhistët e pranishëm thanë se është mrekulli që askush nuk u lëndua në këtë “tornado” të vogël.
Pamjet tregojnë pushuesit që bërtasin dhe ikin në drejtime të ndryshme në përpjekje për shpëtim.
Meteorologët raportojnë se era e fuqishme ka zgjatur rreth një minutë, ndërsa pajisjet e ndryshme në plazh janë ngritur deri në 15 metra lartësi. /b.d
Erë e fuqishme në plazh, çadrat fluturojnë në ajër dhe rrezikojnë pushuesit on Vidnews.