Të paktën 12 persona u vranë sot gjatë shpërthimit të një magazine me fishekzjarre në Tultepec, qytet në veri të Meksikës i njohur për pajisjet piroteknike artizanale, tashmë i prekur nga disa aksidente të ngjashme.
‘’Për momentin kemi informacion për 12 të vdekur. Vura në dijeni ministrin e Brendshëm dhe të Shëndetësisë për të shkuar menjëherë në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë viktimave dhe familjeve të tyre’’, deklaroi guvernatori i Shtetit të Meksikos, Alfredo del Mazo./b.d