Real Madrid dhe Cristiano Ronaldo duket se janë në orët e fundit të bashkëpunimit mes tyre. Këtë e konfirmon presidenti i “galaktikëve” Fiorentino Perez, i cili në një prononcim të fundit lë të kuptohet se largimi i portugezit tani është i pashmangshëm.
Sigurisht që më të mërzitur për këtë janë tifozët e Real Madrid dhe për të evituar akuzat si fajtori për ikjen e Ronaldo-s, Perez i ka kërkuar ‘CR7’ të dalë publikisht e të thotë se përse po largohet.
“Dua të di se përse Ronaldo po largohet. Nëse dëshiron të ikë, e ftoj që ta bëjë këtë gjë publikisht. Nëse do ta bëjë këtë gjë, do ta lë të lirë. Unë dua që të jetë vetë futbollisti ai që ta shpjegojë arsyen e këtij divorci, duke marrë përsipër ai përgjegjësitë”, ka deklaruar presidenti Florentino Perez.
Duke se tifozët dhe mediat spanjolle e konsiderojnë presidentin fajtor që nuk e mbrojti në çështjen e detyrimeve, ndaj dhe Ronaldo kërkoi 30 milionë euro në sezon. “Marrëdhënia mes nesh ka kohë që është e tensionuar”, ka pranuar Perez, që duket se ka vendosur të ulë edhe klauzolën e largimit të sulmuesit portugez në 120 milionë euro. Ndaj dhe Juventus është hedhur në sulm për ta sjellë 5 herë fituesin e Topit të Artë në Torino, duke i bërë një ofertë të parë Realit.
ma.me