Bayern München ka shitur biletat për 17 ndeshjet që do të luajë brenda për sezonin e ardhshëm, njoftuan sot kampionët e Bundesligës, rreth shtatë javë para se të fillojë sezoni. Bayern deklaroi se të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen në ‘Allianz Arena’ me 75 000 vende, janët të gjitha të prenotuara.
Klubi shtoi se biletat janë shitur gjithashtu edhe për 17 ndeshjet e Bundesligës që do të luhen jashtë dhe për Superkupën e Gjermanisë më 18 gusht, ku ndeshen kampionët e ligës kundër fituesve të Kupës së Gjermanisë, Eintracht Frankfurt.
Bayern synon të zgjasë rekordin e tij duke kërkuar të fitojë kampionatin për herë të shtatë rresht, nën drejtimin e trajnerit të ri Niko Kovaç, i cili do të zëvendësojë Jupp Heynckes që ka dalë në pension, përgatiti Koha. (b.an)