Një sfidë kundër ligjshmërisë së negociatave të Brexit në BE e sjellë nga një veteran 97-vjeçar britanik do të dëgjohet nga pesë gjyqtarë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.
Harry Shindler, i cili jeton në Itali dhe 12 britanikë të tjerë që jetojnë në shtete të ndryshmë anëtare, do të argumentojnë se referendumi i vitit 2016 ishte diskriminues dhe i paligjshmë për shkak se ata dhe më shumë se 1 milion emigrantë të tjerë iu mohua e drejta e votës.
Shindler beson se dëgjesa në Luksemburg ditën e enjte do të mundë ta rrëzojë Brexit, ndonëse përpjekjet e tij të mëparshme ligjore dështuan dy vite më parë, shkruan JavaNews.al
Avokatët pohojnë se Shindler dhe pretenduesit e tjerë u trajtuan si qytetarë të nivelit të dytë dhe iu privua padrejtësisht e drejta për të votuar për shkak se ata ushtruan lirinë e lëvizjes brenda Bashkimit Evropian. Ata janë diskriminuar në bazë të vendbanimit të tyre.
“Më kanë kërkuar të shkoj në Luksemburg, por jam 97 vjeç dhe udhëtimet i kam të kufizuara për shkak të moshës” – tha Shindler për “The Guardian” nga shtëpia e tij që ndodhet në Porto d’Ascoli pranë Adriatikut.
“Unë ua kam bërë të ditur se do të dëshmoj përmes telefonit tim” – vijon ai, raporton JavaNews.al
Shindler, i lindur në Londër, shërbeu në Itali gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe mori pjesë në çlirimin e Romës në vitin 1944. Ai u martua me një italiane dhe në vitin 1982, kur doli në pension, shkoi në Itali për të jetuar. Madjë ne vitin 2014 mori “Urdhrin e Perandorisë Britanike” për shërbimet e tij në marrëdhëniet anglo-italiane.
“Sot ne quhemi emigrantë për shtetin tonë. Dhe nuk jemi të gjithë pensionistë. Ka gazetarë, përkthyes, mësues e shumë profesione të tjera” – thotë veterani 97-vjeçar.
Rasti i tij po përfaqësohet nga një avokat në Bordeaux, Julien Fouchet, i cili do t’i tregojë Gjykatës se negociatat e BE me Mbretërinë e Bashkuar mbi BREXIT nuk duhet të zhvillohen, pasi negociatorët britanikë nuk janë përfaqësues të popullit.
Pra në thelb, votimi për BREXIT ishte i paligjshëm për aq kohë sa të larguarve nga Britania e Madhe iu mohua e drejta për të shprehur mendimin e tyre.
Këshilli Evropian pohon se Shindler dhe kolegët e tij nuk kanë të drejtë ligjore për të hapur një çështje të tille. Megjithatë, dëgjesa e kësaj jave pritet të vendosë edhe për pranueshmërinë e padisë, shkruan JavaNews.al
“Nëse ne fitojmë, ky është fundi i BREXIT sepse Znj. May dhe negociatorët e saj nuk do të kenë se çfarë të negociojnë më” – shprehet Shindler.
Vetë Harry Shindler është anetar i Laburistëve që në vitin 1936 dhe ishte mbështetës i një projekt-ligji që siguronte votën e 5 milionë britanikëve.
“Nuk ka limite kohore për britanikë. Ne jemi britanikë përjetë” – përfundon ai për ‘The Guardian’.
Përktheu JavaNews.al