Thuajse gjysma e shqiptarëve në marrëdhënie pune, e caktojnë vetë orarin e tyre të punës.
Të dhënat më të fundit të publikuara nga Organizata Ndërkombëtare e Punës tregojnë se, 48% e shqiptarëve të punësuar i zgjedhin vetë orët e tyre të punës, në krahasim me vendet e tjera të marra në analizë nga ILO, asnjë tjetër nuk ka një normë kaq të lartë.
Turqia është ndjekësi më i afërt me një normë në vetëm 34%. Të dhënat e publikuara nga ky raport janë marrë në formën e një sondazhi, ç`ka i jep edhe më shumë besueshmëri këtyre të dhënave.
Nga krahu tjetër, 45% e shqiptarëve në marrëdhënie pune duket se e kanë të pamundur të ndryshojnë orarin tyre të punës, pasi vendoset nga punëdhënësi pa opsion ndryshimi.
Kjo normë nuk është më e ulta, por gjithsesi e vendos Shqipërinë në kategorinë e vendeve me pak konservatore në këtë drejtim. Pjesa e mbetur ndërkohë, rreth 7% deklarojnë se, orarin mund ta ndryshojnë me marrëveshje mes dy palëve.
Në rang global kjo është një ndër normat më të ulta. Të dhënat e Organizatës Botërore të Punës tregojnë se, të paktën në këtë drejtim, punëmarrësi gëzon një avantazh të ndjeshëm nga punëdhënësi.(scan)
a.ç