• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet nga ekspertiza paraprake, si u vetëvra shoferi i Xhafajt

by A R
02/07/2018 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertiza paraprake ka konfirmuar vetëvrasjen e gardistit 31-vjeçar Shkëlzen Qordja, me detyrë shofer i ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Mjekët ligjorë kanë konstatuar se vdekja ka ardhur nga një plumb në anën e djathtë të kokës.

Ekspertët kriminalistikë kanë konstatuar gjithashtu faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri në dorën e tij të djathtë. Edhe gjurmët e gishtërinjve në armën automatike tip “MP5” përputhen me ato të 31-vjeçarit. Megjithatë deri tani ende nuk është përcaktuar motivi i kësaj ngjarjeje, për të cilën po vijojnë hetimet. Janë sekuestruar dhe po verifikohen kamerat e sigurisë në ambientet e garnizonit të gardës.

Gardisti Shkëlzen Qordja punonte prej kohesh si shofer i ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai kishte nisur punë në Gardën e Republikës në mars të vitit 2017 dhe nuk kishte qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinore. Miqtë e njihnin si njeri të qetë punëtor, pa vese dhe që nuk kishte probleme.

Ata thonë se nuk kanë dalluar asgjë që nuk shkonte kohët e fundit tek ai. Madje mbrëmjen e së premtes, ai kishte festuar me miqtë në një klub nate në kryeqytet. “Një djalë i shkëlqyer, një punonjës i papërtuar dhe fjalëpak”, kështu e përshkroi 31-vjeçarin ministri Fatmir Xhafaj, duke theksuar se nuk gjente dot fjalë për të ngushëlluar familjen Qordja. Gardisti Shkëlzen Qordja u përcoll të dielën në mesditë në banesën e fundit./BW

Next Post
‘O Erjonush’, Braçe mbyll mbledhjen e komisionit pas sherrit me deputetin e PD

'O Erjonush', Braçe mbyll mbledhjen e komisionit pas sherrit me deputetin e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin: Plani i paqes i SHBA-së mund të jetë ‘bazë’ për zgjidhjen përfundimtare të paqes

Lehtësoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump mbron vendimin dhe shpjegon pse e mori atë masë!

October 19, 2026
Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

October 19, 2026
Lodhesh kot Sali!

Lodhesh kot Sali!

October 19, 2026
Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

October 19, 2026
Arkimed Lushaj u bën thirrje protestuesve për dhunë, “Stresi” publikon foton i maskuar: Hapni sytë, më njihni nga maska tani, në ora…!

Arkimed Lushaj u bën thirrje protestuesve për dhunë, “Stresi” publikon foton i maskuar: Hapni sytë, më njihni nga maska tani, në ora…!

October 19, 2026
Kina dhe Mali i Zi rikonfirmojnë bashkëpunimin në disa fusha!

Kina dhe Mali i Zi rikonfirmojnë bashkëpunimin në disa fusha!

October 19, 2026
Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë

Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë

October 19, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Demokraci apo lotari e kaosit?

October 19, 2026
Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

October 19, 2026
EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, ja kush janë 61 të arrestuarit dhe 22 të proceduarit!

EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, ja kush janë 61 të arrestuarit dhe 22 të proceduarit!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com