Nga Erion Braçe
Ndertimi dhe pasurite e paluajtshme (nenkupto pastrimi i parave te droges sipas Lulezimit), rritje minimale ne tre muajt e pare te vitit.
Ekonomia po “thyen ne mes” Lulzim Bashen.
Ekonomia reale gjithnje, jo ajo e PD apo me ngushte, ekonomia e familjes se tij te perhapur. Prej 6 muajsh, Lulzim Basha dhe i gjithe rreshti i tij ulerites, flasin per: parane e piste qe ka permbytur ekonomine kombetare; narkoeuron qe ka forcuar lekun dhe demtuar eksportet; ndertimin si sektorin qe po pastron parane e piste; pasurite e paluajtshme si targetin kryesor te parase se piste.
Dje, INSTAT ka publikuar shifrat e rritjes ekonomike gjate 3- mujorit te pare te ketij viti te vene fort nen akuze, ka analizuar sektoret duke treguar rritjen e tyre dhe ndikimin mbi rritjen e ekonomise kombetare. Une prita prej dje qe Lulzim Basha apo cilido nga rreshti i tij ulerites, te ulerinte edhe nje here: Ekonomia u rrit prej parave te droges!
Nuk e beri! Cfare ka ndodhur? Sipas INSTAT, ndertimi-sektori nen akuze ne “kauzen” e Lulzim Bashes, eshte rritur me vetem 2.10% krahasuar me tremujorin e pare te vitit 2017-te me nje kontribut vetem prej 0.17 pike perqindje ne rritjen e ekonomise!!!
Nderkohe, Aktiviteti i pasurive te paluajtshme-targeti qe “deshmon” materializimin e gjere te “kauzes” se Lulzim Bashes, eshte rritur me vetem 0.01% krahasuar me tremujorin e pare te vitit 2017-te!!!
Ku eshte narko-euro ne ekonomi Lulzim?
Ne ane tjeter, shifrat e ekonomise reale tregojne se rritja e ekonomise, ka ardhur ne menyre te forte nga Industria, Energjia e Uji-rritur me 19.90% (Industria dhe Energjia rritur me 9.55 dhe 66.44%), per mua gjithsesi kalimtare, e paqendrueshme e per kete shkak jo ndonje gezim i madh, Bujqesia, Pyjet e Peshkimi-rritur me 1.93%, Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Sherbimi Ushqimor-rritur me 3.75% (Akomodimi dhe Sherbimi Ushqimor rritur me 19.22%) por edhe sektore te tjere ne llogaritje te gjithe ne rritje;
Te gjithe me nje kontribut real ne rritjen ekonomike ne 4.45%. Ndryshe, Ekonomia reale u rrit prej: Konsumit te popullates- rritur me 2.97%; konsumit te qeverise- rritur me 2.59%; formimit bruto te kapitalit fiks- rritur me 5.43%; eksporteve te mallrave e sherbimeve- rritur me 5.02%.
Te gjithe keta numra te ekonomise reale, perputhen me te dhenat-publikuar me heret, te rritjes se investimeve te huaja direkte apo punesimit, gjithnje vetem ne tremujorin e pare. Por, te dhenat e rritjes se forte te prodhimit te energjise, eksportit te saj dhe uljes po aq thuajse, te importit te energjise, nxjerrin ne pah edhe nje element tjeter, ate te flukseve te shtuara te euros se ligjshme, hyre ne kete menyre ne ekonomine tone.
Pikerisht ketu, tek flukset e ligjshme te euros, me duhet te them se: nga tetori 2017-te deri ne mars 2018-te, keto flukse nga burime te ligjshme arrijne deri ne 250 milion euro me shume se e njejta periudhe ne vitet 2016-2017. Pra, nuk eshte narkoeuro, por ekonomia, budalla!! Prodhimi mbi te gjitha.