Që trupi juaj të përballojë rutinën ditore është e nevojshme që të bëni orët e mjaftueshme të gjumit.
Edhe pse ekspertë të ndryshëm kanë dalë në konkluzione të ndryshme rreth kohës që çdo njeri duhet të kalojë në gjumë që të jetë sa më e favorshme për shëndetin, mesatarisht këshillohet që një i rritur të flejë 7-8 orë gjumë.
Nëse ju nuk plotësoni orët e gjumit apo edhe flini më tepër seç duhet atëherë sigurisht që duhen pritur edhe pasojat shëndetësore.
Gjumi i jep mundësinë trurit të rigjenerojë funksionet e tij, lufton obezitetin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.
Por nëse e teproni atëherë kjo është e dëmshme për juve. Mjekët rendisin së paku tetë pasoja negative që vijnë nëse flini më tepër seç duhet:
-Mund të shkaktojë probleme me zemrën.
-Çon në shtim të peshës e deri në obezitet.
-Rrit rrezikun e diabetit.
-Shkakton stres.
-Dëmton trurin.
-Shkakton vdekje të parakohshme.
-Shkakton dhimbje koke.
-Shkakton dhimbje të mesit dhe shtyllës kurrizore.
a.ç