Presidenti i Republikës i ka dhënë shtetësinë shqiptare disa personaliteteve të politikës së Kosovës. Kështu, sipas dekretit të kreut të shtetit, shtetësinë shqiptare e kanë përfituar ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi.
Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës, Fatmir Nexhmi Sejdiu, ka përfituar me kërkesën e tij shtetësinë shqiptare. Bashkë me ish-presidentin, shtetësinë e ka marrë edhe gruaja e tij Nezafete Sejdiu dhe djali Bardhyl Sejdiu.
Dhënia e shtetësisë shqiptare i është akorduar edhe ish-kreut të parlamentit dhe ish-presidentit në detyrë të Kosovës, Jakup Januz Krasniqi. Ashtu si Sejdiu, dhënia e shtetësisë për Krasniqin është dekretuar pas kërkesës së tij, së bashku me anëtarët e familjet, gruan dhe tre fëmijë.
DEKRET
Nr. 10818, datë 25.6.2018
PËR DHËNIE TË SHTETËSISË
SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 92, pika “c” dhe të nenit
93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9 e nenit 20, të ligjit
nr. 8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare”,
të ndryshuar, bazuar edhe në propozimin e
Ministrisë së Brendshme,
DEKRETOJ:
Neni 1
U jepet shtetësia shqiptare, me kërkesë të tyre,
personave të mëposhtëm:
1. Jakup Januz Krasniqi
2. Sevdije Sadri Krasniqi (Shala)
3. Çlirimtare Jakup Krasniqi
4. Gresa Jakup Krasniqi
5. Altin Jakup Krasniqi
DEKRETOJ:
Neni 1
U jepet shtetësia shqiptare, me kërkesë të tyre,
personave të mëposhtëm:
1. Fatmir Nexhmi Sejdiu
2. Nezafete Abdullah Sejdiu (Hoxha)
3. Bardhyl Fatmir Sejdiu
/b.d