Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas vendimit të vendeve anëtare të BE-së, për të shtyrë me një vit hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Nishani shkruan se të gjitha fajin për mos çeljen e negociatave e ka qeveria Shqipëria.
Sipas tij krimi qeveritar, droga, korrupsioni na lanë edhe këtë herë jashtë Europës:
Reagimi i Nishanit:
Një qeveri që bleu votat me para të pista !
Nje qeveri që ja kaloj pushtetin real, bandave kriminale !
Një qeveri që ktheu korrupsionin si tregues “të zotësisë” !
Një qeveri që varfëroj e i vrau edhe shpresën shqiptarëve !
Një qeveri që hyri në Historinë e Shqipërisë si “narkoqeveria” !
Një qeveri që qesh pse shqiptarët marrin rrugët e kurbetit !
Një qeveri që mendon se mund të blej këdo dhe kur të dojë !
Një qeveri që nuk di se ç’është qeverisja !
Na la përsëri e përsëri larg Evropës !!!!
/b.d