Qafë e ngrirë dhe plotë dhimbje nga përdorimi i tepërt i smartphonave? Iu ndodh më shumë femrave se sa meshkujve dhe kryesisht atyre në moshë të re.
Qafa e IPad (nga anglishtja “IPad neck”), konsiston në faktin e mbajtjes së shpinës kërrusur, gjatë kohës që përdoret smartphoni dhe për pasojë shkakton dhimbje të forta në qafë dhe në shpinë.
Është kjo ajo që ka zbuluar një studim amerikan i Universitetit të Nevada, i publikuar në revistën shkencore “Journal of Physical Therapy Science”.
Studiuesit bën një sondazh në 412 studentë të universiteteve publike, përdorues të tabletave dhe telefonave me prekje, duke analizuar problemet me qafën dhe shpatullat.
Dhimbjet më të shpeshta të raportuara ishin dhimbje në qafë, në pjesën e sipërme të shpinës, në krahë, në duar ose në kokë.
Pjesa më e madhe, 55% e tyre, deklaruan se ndjenin dhimbje të moderuara, por 10% thanë se kishin simptoma të rënda, ndërsa 15% e tyre pohuan se kishin çrregullime me gjumin pas përdorimit të telefonin. Vetëm 46% e përdoruesve deklaruan se ndërprisnin përdorimin e smartphone në rast se kishin shqetësime.
Sa i takon dallimit gjinor, rezultoi se 70% e femrave, kishin më shumë probleme, ndërkohë që meshkujt ishin pak më pak se 30%, shkruan noa.al.
Studiuesit thonë se kjo ndodhë për shkak se femrat, kanë strukturë më të dobët muskulore./a.m.