Zëvendës-kryeministrja për Reformën Gjyqësore dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva ka vlerësuar punën e qeverisë për reformat e ndërmarra. Ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva thekson se udhëheqësit e Ballkanit treguan shkathtësi në zbatimin e reformave, tani është koha për Europën të bëjë të njëjtën gjë
Në një postim në statusin e saj në Twitter, ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva shprehet se: “Mëngjes pune me Shqipërinë. Faleminderit, Ditmir Bushatit për një raportim korrekt dhe të drejtpërdrejtë për reformat në vendin tuaj.
“Udhëheqësit e Ballkanit treguan shkathtësi në zbatimin e reformave dhe tani është koha për europianët të bëjnë të njëjtën gjë”, u shpreh ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, ndërsa po merr pjesë në takimin e Miqve të Shqipërisë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së.
ma.me