Pasditen e të martës 96 vjecari Ndue Marku nga fshati Fushë Baz i Matit ka humbur cdo kontakt me familjarët e tij. Djali i tij Mark Gjini ka kërkuar ndihmën e banorëve të fshatit për ta gjetur babain që kulloste dhitë në Fushë Mollë, në malet e Bazit. Të paktën burra e të rinj kanë nisur kërkimet që mëngjesin e djeshëm por ende nuk e kanë gjetur të moshuarin.
“Ndue Marku ishte i fortë packa se ishte 96 vjec. Ai çdo ditë ngjitej në mal me bagëti. Kemi dyshime se mos e kanë sulmuar egërsirat apo ka rënë në ndonjë humnerë. Policia dhe ushtria duhet t’na vijnë në ndihmë sepse ne nuk po e gjejmë dot”, thanë banorët që vazhdojnë kërkimet.
ma.me