Pandi Majko njihet për deklaratat e tij pikante. Ka bërë një të tillë pak minuta më parë, në Pallatin e Kongreseve, gjatë ceremonisë së paraqitjes së listës së këshilltarëve të majtë për Tiranën. Majko ka thënë se Erion Veliaj dhe Saimir Tahiri i kujtonin veten e tij dhe Ilir Metën, në fillimet e karrierave politike.
Paralelizmi duket i gjetur në pamje të parë, por natyrshëm është i diskutueshëm në rrafshin historik. Ashtu si Meta dhe Majko, edhe Veliaj e Tahiri nuk kanë afrimitet mes tyre, por nga ana tjetër kjo dyshe e re ndryshon nga e vjetra në më shumë se një aspekt.
Vështirë t’i shohim të rinjtë në fjalë kryeministra në të ardhmen e afërt, vështirë që Rama të sillet me ate siç u soll dikur Nano me Metën e Majkon, vështirë gjithashtu që Erion Veliaj apo Saimir Tahiri të jenë duke menduar të nisin një parti të re politike, jashtë PS.
Redaksia Online
(JavaNews.al)