Edhe kryetarja e Lëvizjes Socialsite për Integrim Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festen e Bajramit.
Në një shenim në rrjetet sociale ajo shkruan se “Ramazani kultivon shpirtmadhësinë dhe është kontribues tolerance dhe solidariteti.
Uroj nga zemra që fryma, vlerat dhe mësimet e tij të jenë një mësim i madh për shoqërinë tonë gjatë gjithë vitit”.
Ja shënimi i plotë i Kryemadhit në rrjetin social facebook:
“Urimet më të mira për të gjithë besimtarët myslimanë në festimet e Bajramit të Madh, në përmbyllje të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Pas një muaji dedikimi e sakrifice për t’u afruar më tepër me zotin, vlerat e të cilit kanë një rol të pazëvendësueshëm për shoqërinë tonë.
Ramazani kultivon shpirtmadhësinë dhe është kontribues tolerance dhe solidariteti.
Uroj nga zemra që fryma, vlerat dhe mësimet e tij të jenë një mësim i madh për shoqërinë tonë gjatë gjithë vitit.
Gëzuar Bajramin e Madh!
Mbarësi, paqe e lumturi për familjet tuaja dhe Shqipërinë!”
a.ç