PS kremton 27-vjetorin e themelimit në një ceremoni të organizuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Në një festë ku mungoi kryeministri Edi Rama për shkak të axhendës së qeverisë në Durrës, por të pranishëm ishin themelues dhe figura të rëndësishme me kontribute ndër vite në PS.
Një tjetër mungesë ishte edhe ajo e ish-kryetarit të PS për Tiranën, njëherazi ish-ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili zgjodhi të urojë përmes rrjeteve sociale. Gjithashtu, ra në sy edhe mungesa e kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj.
Nga figurat e vjetra socialiste morën pjesë Valentina Leskaj, Et’hem Ruka dhe Petro Koçi. Ndërsa për forcat politike të opozitës këtë përvjetor të PS-së nuk ka pasur ftesa dhe për rrjedhojë as nga PD, por as edhe nga LSI, nuk ka pasur asnjë përfaqësues./a.ç