Sipas INSTAT, papunësia në Shqipëri ka shënuar nivelin më të ulët, duke rënë nën 13% për herë të parë pas 22 vitesh.
Kryeministri Edi Rama, duke komentuar raportin, thekson se sfidë mbetet ulja më tej e papunësisë dhe rritja e pagave, dhe se nuk ka vend për vetëkënaqësi.
“INSTAT nxori dje shifrën e re të papunësise dhe pa pasur as më të voglën vetëkënaqësi, sepse sfida mbetet e jashtëzakonshme e komplekse – duke filluar nga domosdoshmëria për ta ulur më tej papunësine, tek nevoja për të rritur mbrojtjen e punonjësve si edhe objektivi ambicioz që pagat e ulëta të rriten gjithashtu – qëndron sidoqoftë fakti i pamohueshëm që në drejtim të punësimit vazhdon vit pas viti një kthesë themelore drejt një të nesërmeje shumë më të mirë se sa e sotmja”, shkruan Rama
Javanews/a.ç