Botërori i ka ditët e numëruara dhe fillon javën që vjen.Mirëpo, kjo Kupë e Botës që do të zhvillohet në Rusi, ndeshjen hapëse do ta ketë më të dobëtën në histori të Botëroreve.Rusia do të përballet me skuadrën e Arabisë Saudite, të enjten më 14 qershor, transmeton KTV.
Arabia Saudite është ekipi i dytë më i dobët në listën e shtëpisë së futbollit FIFA-s, në vendin e 67-të, ndërkaq vetëm Rusia qëndron më keq se arabët, pasi pozicionohen në vendin e 70të.
Kampionia në fuqi, Gjermania, do ta ketë avantazhin psikologjik para fillimit të garës më të madhe për shtete, pasi është në krye të listës së shteteve nga FIFA.
Në vendin e dytë është Neymari me Brazilin, Belgjika është në vendin e tretë, Kampionia Evropiane, Portugalia, në vendin e katërt, ndërsa Lionel Messi me Argjentinën plotësojnë top 5shen, përgatiti Koha. (b.an)