Ylli brazilian i Real Madridit, Marcelo ka deklaruar se bashkëkombasi i tij , Neymar një ditë do ta veshë fanellën e “Mbretërve”.
Marcelo ka deklaruar se nëse Ronaldo qëndron nuk do të thotë se Neymari nuk mund të transferohet në Santiago Bernabeu,citon Koha.net.
“Cristiano Ronaldo nuk është pronar i Real Madridit, prandaj nëse presidenti dëshiron të nënshkruajë me dikë ai do ta bëjë. Nëse Cristiano qëndron nuk do të thotë se Neymari nuk do të vijë.
Duam që Ronaldo të qëndrojë dhe Neymari i ka dyert e hapura. Madridi duhet të gjejë lojtarët më të mirë, dhe mendoj se Neymari një ditë do të luajë për Realin”, është shprehur Marcelo. (b.an)