Një grua nga Tirana ka marrë urdhër mbrojtje nga policia, pas denoncimit për dhunë nga ish-bashkëshorti i saj.
Kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, është lëshuar për 31-vjeçaren me inicialet N.Ç., nga Tirana.
Mësohet se ajo dhunohej sistematikisht nga ish-bashkëshorti i saj.
Edhe pse të ndarë, 31-vjeçari A.Ç duket se nuk e ka pranuar lehtë këtë fakt, dhe e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht.
Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë./a.m.