Numri dy i PS, Taulant Balla, i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të liroj foltoren dhe të votohen ligjet që janë parashikuar në rendin e ditës.
Ndërkohë që një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë vijuar të mbajnë ‘peng’ sallën dhe të transmetojnë në Facebook.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS iu përgjigj edhe ish-kryeministrit Berisha. Ky i fundit tha për mediat se në grupin negociator me Greqinë për kufijtë detarë, bëjnë pjesë dy spiunë.
‘Makthi yt Sali për marrëveshjen e detit me Greqinë ështe se i vetmi tradhtar je vetëm ti” – tha Balla në seancë. /javanews/b.d