Kuvendi i Kosovës miratoi marrëveshjen për unifikimin doganor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.67 deputetë votuan pro kësaj marrëveshje, një kundër ndërsa një tjetër abstenoi.
Për Listën Serbe ky bashkim doganor është i papranueshëm.“Bashkimi doganor ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës bënë të qartë se po manifestohet ‘Politika e Madhe Shqiptare’.
Kjo konfirmon nevojën për takim të ngutshëm të përfaqësuesve të Listës Serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka deklaruar kjo Listë.
Lista Serbe ka theksuar se ky bashkim doganor është krejtësisht i papranueshëm për ta duke shtuar se ishte një produkt i ‘dhunës’ politike në Kuvendin e Kosovës, përgatiti Express. (b.an)