Presidenti Filipinas, Rodrigo Duterte, është sërish në titujt e mediave ndërkombëtare, por kësaj radhe jo për ndonjë deklaratë të fortë. Gjatë një vizite zyrtare në Seul, Kore e Jugut, ai ka puthur në buzë një grua.
Duterte po mbante një fjalim para komunitetit filipinas në kryeqytetin e Koresë së Jugut, kur tha se do ta këmbente një libër me një puthje me ndonjë nga gratë e turmës.
“Çmimi për këtë është një puthje. A jeni gati për puthje?”, iu drejtua ai turmës.
Dy gra dolën vullnetare dhe Duterte tha se ato mund ta ndanin librin. Ai e puthi në faqe të parën, ndërsa të dytës i tha se do të preferonte një puthje në buzë. “Je beqare? Nuk je e divorcuar? A mund t’i thuash atij se kjo është vetëm për shaka?”, u dëgjua Duterte, ndërsa gruaja u përgjigjej pyetjeve të tij pa mikrofon. Videoja e puthjes u publikua fillimisht nga “The Filipine Star”.
Ironikisht, libri që u këmbye me puthje flet për akuzat sjellje imorale dhe korrupsion në gjirin e Kishës Katolike. (TemA TV)