• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Haradinaj: Merrni shembullin e Prishtinës, Bashkisë Tiranë i duhen më shumë kompetenca

by A R
04/06/2018 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ne mburremi me arritjet e Tiranës”, ishin fjalët e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin që zhvilloi dje pasdite me kryebashkiakun Erion Veliaj. Kreu i qeverisë kosovare vlerësoi zhvillimin dhe ndryshimet që po ndodhin në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve dhe theksoi se puna e kryer prej Bashkisë së Tiranës është një model që duhet t’u shërbejë edhe të tjerëve.

Në takimin që Veliaj zhvilloi dje me kryeministrin Haradinaj u bisedua mbi rritjen e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve mes pushtetit vendor të të dyja vendeve, si dhe sfidat integruese me të cilat përballen Shqipëria dhe Kosova. Kryeministri kosovar falenderoi Veliajn për mikpritjen dhe e përgëzoi atë për punën e mirë që po bën në Tiranë.

“Për mua është një mundësi e mirë, jo vetëm me i pa ndryshimet që kanë ndodh në Tiranë, atë e shohim në qytet e në krejt bashkinë, por edhe për të dëgjuar për mënyrën se si kanë ndodhur këto ndryshme. Unë mësoj çdo ditë, mësoj nga punët e mira që i shoh. E përgëzova për këto arritje në Bashkinë e Tiranës sepse janë arritje të të gjithë shqiptarëve, është kryeqytetit ynë. Kur vijmë në Tiranë mburremi kur shohim arritje dhe i krahasojmë ato me kryeqytetet e vendeve të tjera”, tha kryeministri i Kosovës.

Kryebashkiaku Veliaj pasi i uroi mirëseardhjen kryeministrit Haradinaj dhe ekipit të tij, theksoi se bashkitë e të dyja vendeve kanë shumë për të mësuar nga eksperienca e njëra-tjetrës, për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të tyre. “Është gjithmonë kënaqësi sa herë ju kemi në Tiranë dhe fuqizimi i raportit mes autoriteteve lokale është një nga temat kryesore për të cilat folëm sot. Ne nuk kemi nevojë të shpikim rrotën, por të mësojmë prej çfarë kanë bërë mirë komunat në Kosovë dhe gjithashtu modestisht të japim disa eksperienca tonat”, tha Veliaj.

Ai shtoi se një nga gjërat e mira që kanë ndodhur në Kosovë dhe që do shërbejë edhe si model për Shqipërinë, është miratimi i ligjit për Prishtinën.

“Kemi pasur gatishmërinë e kryeministrit Rama që Tirana, ashtu si Prishtina, duke qenë se i shërben më shumë qytetarëve se sa vetëm rezidentëve, pra atyre që vijnë çdo ditë në qytet për punësim, për arsim, për spitalet, për hipotekat, për shkollat, për gjykatat, do të thotë që ka nevojë për më shumë kompetenca, e sigurisht edhe më shumë financa. Kështu që, do të mbështetemi në projektligjin dhe në ligjin, sot të miratuar të qeverisë ‘Haradinaj’, si një model se çfarë mund të bëjmë edhe me një ligj special për Tiranën, si shumica e kryeqyteteve evropiane”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi se zhvillimi i qyteteve ka një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në sfidat integruese me të cilat përballen sot Shqipëria dhe Kosova. Ndaj, ai theksoi se është e pafalshme për të dyja shtetet që të humbasin kohë me debate që frenojnë këto procese. “Ne ndajmë sfida të përbashkëta; sfida kryesore është përmirësimi i jetës së qyteteve, për t’i çuar ato në një standard evropian. Bashkë me mikun tim e shohim integrimin evropian si destinacion brenda nesh. Nëse Tirana, Prishtina, Suhareka, Durrësi, Pogradeci, Gjakova janë qytete më evropiane, atëherë bashkësia e gjithë këtyre qyteteve prodhon një realitet modern. Jam shumë i inkurajuar nga i gjithë progresi që është bërë. Jemi përpara sfidave: sfida jonë për hapjen e negociatave, sfida e Kosovës për liberalizimin e vizave. Ama, besoj që secili ka futur marshin e pestë me një shpejtësi dhe një cilësi të paprecedentë, nga dëshira për të rikuperuar kohën e humbur. Është e pafalshme që shqiptaria të humbasë më shumë kohë”, u shpreh ai.

Kryeministri i Kosovës nga ana e tij shprehu vullnetin e qeverisë së tij për të rritur më tej bashkëpunimin në çështje konkrete, të cilat sjellin një përmirësim të jetës së qytetarëve shqiptarë në Kosovë dhe në Shqipëri. /b.d

Next Post
Populistët “rrëmbejnë” edhe Slloveninë

Populistët “rrëmbejnë” edhe Slloveninë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Atentati në Athinë ku mbeti e plagosur edhe 10-vjeçarja shqiptare, urdhri dyshohet se u dha “Klodi”, bosi i ‘Mafies së burgjeve’! Babai i vajzës, pronar i…

EMRI/ Atentati në Athinë ku mbeti e plagosur edhe 10-vjeçarja shqiptare, urdhri dyshohet se u dha “Klodi”, bosi i ‘Mafies së burgjeve’! Babai i vajzës, pronar i…

September 26, 2026
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Në kohën e Super Inteligjencës, merremi me Super Budallëqe

September 26, 2026
Houthit sulmuan me raketa e dronë Arabinë Saudite, reagon Këshilli i Sigurimit të OKB: Sulmi ndaj popullsisë civile, i papranueshëm!

Houthit sulmuan me raketa e dronë Arabinë Saudite, reagon Këshilli i Sigurimit të OKB: Sulmi ndaj popullsisë civile, i papranueshëm!

September 26, 2026
DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos Bledar Cafin, arrin të shpëtojë Indrit Dokle! Të dy akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar (FOTO)

U arrestua nga RENEA me urdhër të SPAK, kush është Bledar Cafi, “i forti i Shkodrës” që akuzohet edhe si pjesë edhe e grupit ‘Rraja’!

September 26, 2026
“Pse nuk shfuqizoni ligjin?”- Një grup protestuesish shkon në takimin për Praninë Besnike të ministrit Sofjan Jaupaj, reagimi i tij

“Pse nuk shfuqizoni ligjin?”- Një grup protestuesish shkon në takimin për Praninë Besnike të ministrit Sofjan Jaupaj, reagimi i tij

September 26, 2026
Ditë dimri, reshjet e para të dëborës zbardhin Bjeshkët e Tropojës!

Ditë dimri, reshjet e para të dëborës zbardhin Bjeshkët e Tropojës!

September 26, 2026
DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos Bledar Cafin, arrin të shpëtojë Indrit Dokle! Të dy akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar (FOTO)

VIDEO/ Pamjet e operacionit të SPAK në Shkodër dhe Tiranë, momenti kur specialet e RENEA-s kapërcejnë ‘murin e lartë’ për të kapur Cafin e Doklen

September 26, 2026
Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI -

15 mijë $ për çdo ushtar amerikan, oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

September 26, 2026
“Ndizet” dhe Komisioni i Kulturës! Mblidhen në fundjavë për të drejtën e autorit dhe flasin për çështjen “Hyseni”! Zhupa: Ka rënë shteti! Malaj ironizon: Kujtova se…

“Ndizet” dhe Komisioni i Kulturës! Mblidhen në fundjavë për të drejtën e autorit dhe flasin për çështjen “Hyseni”! Zhupa: Ka rënë shteti! Malaj ironizon: Kujtova se…

September 26, 2026
Shtëpia e Bardhë bllokon CNN të udhëtojë me Air Force One

Shtëpia e Bardhë bllokon CNN të udhëtojë me Air Force One

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com