ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik, ku një 48-vjeçar ka dhunuar shtazërisht bashkëshorten e tij, e cila ka përfunduar në spital.
Pas ngjarjes specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Arben Kume, 48 vjeç, banues në lagjen nr.2 Cërrik.
Shtetasi i lartpërmendur, në banesën e tij ka goditur me shkelma dhe grushte bashkëshorten e tij, shtetasen M.K., 34 vjeçe, banuese në Cërrik, e cila ndodhet në spitalin kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Dhuna në Familje”, parashikuar nga neni 130/a/ i Kodit Penal.
a.ç