Edhe pse kanë rreth 1 javë që janë pas hekurave, denoncimet për çiftin e mashtruesve në Fier Fisnik dhe Migena Kajolli vijojnë ende. Këtë herë një tjetër qytetar i është drejtuar sektorit të krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Fierit, duke kallëzuar Fisnik dhe Migena kajollin, se me anë të mashtrimit i kanë marrë një sasi lekësh.
Për këtë rast Policia e Fierit ka nxjerrë edhe një komunikatë zyrtare, ndërsa mësohet se kanë qenë të shumtë qytetarët të cilët kanë bërë kallëzimet e tyre për çiftin Kajolli, të cilët nëpërmjet mashtrimit kishin siguruar një sasi të konsiderueshme lekësh si dhe sende të tjera me vlerë.
Kujtojmë se çifti ka mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash.
“Më datë 28.05.2018, shtetasi A.K., vjeç 52, banues në Fier, kallëzon se shtetasit Fisnik.Kajolli., dhe Migena Kajolli., vjeç 34 e 29, banues në fshatin Dermenas, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shumë lekësh. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Nenet 143/1/3, e 25 të Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e policisë Fier. /b.d