PD bën hap pas. Grupi parlamentarë vendos të mos bojkotojë Parlamentin. Vetëm pak minuta më parë grupi parlamentyar i PD ka vendosur që të mos bojkjotojë Kuvendin, përkundër kërkesave të Berishës, Nokës, Balliut e Spahisë, që PD t’i shkëpusë marrdhëniet me parlamentin. Madje disa pre tyre kanë kërkuar deri dhe djegije të mandateve.
Në mbledhjen e grupit të PD, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetë të tjerë kanë kërkuar që të bojkotohet parlamenti.
“Bojkot, nuk mund të qëndrojmë me narkotrafikantët. Shqipëria aktualisht është në fokus ndërkombëtar. Për opozitën nuk ka zgjedhje paqësore me Edi Ramën”, mesohet te jete shprehur Berisha.
“Hapi i vetëm që na mbetet është bojkoti. Ne duhet të shkëputemi nga ky parlament. Ramës ia dhamë kohën e duhur për Xhafën”, deklaroi Flamur Noka.
Edhe deputetët e tjerë të PD, Balliu dhe Spahia kanë qenë në të njëjtin mendim.
“Qytetarët na kërkojnë të mos jemi në parlament, sepse aty bëhet teatër”, u shpreh Klevis Balliu.
“Shqipëria nuk mund të bëjë përpara me dy ministra të Brendshëm të lidhur me drogën. Ka ardhur koha që të marrim seriozisht në konsideratë opsionin e bojkotit të parlamentit”, deklaroi Bardh Spahia.
Disa deputetë të PD ishin më radikalë duke kërkuar madje djegien e mandateve.
vijon
ma.me/javaneës.al