Ky është momenti i pabesueshëm kur një person kalon 4 kate të një ndërtese duke u ngjitur thjesht me duart e tij për të shpëtuar një vogëlush 4 vjeçar i cili ishte i varur ne një ballkoninë Paris.
4-vjecari është filmuar derisa ishte i varur në ballkon jashtë apartamentit të tij në Rue Marx-Dormoy të shtunën pasite, pasi që me sa duket ishte lënë në shtëpi vetëm përderisa babai i tij ishte jashtë për pazar.
Ai shpëtoi fale Mamoudou Gassama, i cili për më pak se 30 sekonda arriti tek fëmija, duke u ngjitur për ballkoni deri në katin e katërt aty ku ishte edhe fëmija.
I pyetur se pse ai rrezikoi edhe veten për ta shpëtuar djalin, Gassam për Le Parisien tha: “E bëra thjeshtë sepse ai është një fëmijë”.
Pas përpjekjes së ngritjes së tij, të inkurajuar nga një turmë e publikut që ishin aty, Gassama, 22 vjeçari arriti të kape djalin shëndosh e mirë. /ma.me