Mbrëmjen e djeshme, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka organizuar një darkë te hotel “Plazza”, në Tiranë. Ky organizim vjen në kuadër të veprimtarisë “Mëngjesi i Lutjeve”, ndërsa ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është fakti se, politikanët pas protestës janë argëtuar dhe ia kanë marrë valles. Kaq të hareshëm sa mbrëmë, kurrë nuk i kemi parë politikanët shqiptarë.
Nuk kanë munguar as këngët e vallet në këtë veprimtari. Ndërkohë që, Meta dhe ambasadori Donald Lu, ia marrin valles hopa-hopa.
Në videon e mëposhtme shihen presidenti Meta dhe ambasadori amerikan Donald Lu teksa kërcejnë këngën “Gëzuar Baftajr”, raporton “Newsbomb”.