Cristiano Ronaldo kërkon që në Kiev të fitojë trofeun e tretë radhazi të Champions League me Real Madrid dhe të pestin në karrierë.
Nëse do të fitojë kundër Liverpulit, sulmuesi portugez do të ngrejë për herë të pestë kupën me veshë të mëdha, duke arritur kështu Barcelonën, që në të gjithë historinë e saj ka gjithsej 5 trofe të tillë.
Po në këtë shifër kanë ngecur edhe Bayern Munchen dhe vetë Liverpuli. Vetëm Milani (7) dhe Reali (13) do të kishin më shumë Champions sesa CR7 nëse madrilenët fitojnë të shtunën.
Gjithashtu, në rast triumfi të Realit, Cristiano do të hynte në klubin e lojtarëve me 5 Kupa Europe të fituara dhe do u afronte me Genton, i cili ka fituar 6. Janë 8 lojtarët që kanë fituar 5 herë trofeun më të rëndësishëm kontinental për klube: Di Stéfano, Marquitos, Zárraga, Héctor Rial, Juanito Alonso, Rafael Lesmes, Paolo Maldini dhe Billy Costacurta.
a.ç