Lulzim Basha dhe krerët e partive aleate lajmëruan sot një protestë kombëtare teksa bënë thirrje për mbështetje popullore. Ai tha se data e protestës është 26 Maji, e shtunë.
Në fjalën e tij, kreu i PD tha se opozita kërkon një ministri të Brendshme ku vettingu nis nga polici i thjeshtë e deri te ministri.
Ai përdori retorikë nacionaliste teksa tha se pushteti i takon popullit dhe pavarësisht dallimeve politike, të gjithë në fund janë shqiptarë.
“Pavarësisht cilës partie i përkasim, mbi të gjitha jemi shqiptarë. është koha t’i themi sot ndal politikanëve të lidhur me krimin” – tha Basha.
Ai tha se Shqipëria, dhe vetë Partia Socialiste, ka njerëz të ndershëm për të drejtuar vendin.
“Ne kemi treguar këto katër vite se jemi më të fortë sesa krimi. Pushteti i takon popullit dhe jo ministrave” – deklaroi kreu i PD.