I prezantuar herë si Bashkëpunëtori X dhe herë si Dëshmitari X, Albert Veliu tashmë ka dhënë shpjegime para organit të akuzës.
Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se ai është marrë në pyetje pas kallëzimit të shtetasit Agron Xhafaj, i cili pretendon për shantazh dhe montazh ndaj tij.
Sipas burimeve nga akuza, prokuror i çështjes është Genci Qana ndërsa Veliu ka thënë para këtij të fundit se materialin audio nuk e ka realizuar ai.
“Në audio është zëri im dhe i Agron Xhafajt, por përgjimin nuk e bëra unë” – mësohet të ketë thënë shtetasi Albert Veliu.
Më parë, dëshmitari i Partisë Demokratike nuk ka qenë në të njëjtën linjë me këtë të fundit. Ndërsa PD pretendon se audion e ka realizur një gazetar, Veliu është shprehur se nuk ka dijeni se kush e ka bërë. /JavaNews/b.d