Autorë të vjedhjeve dhe plaçkitjeve në vila dhe shtëpi, pesëmbëdhjetë “sulme” në muaj. Policia italiane ka vene ne pranga 3 te rinj shqiptare qe ishin kthyer ne tmerrin zones se Macerates dhe në Ancona. Nga grabitjet, shqiptarët thuhet se fitonin rreth 70 mijë euro.Ne pranga rane shqiptaret: Jetmir Çili, 25 vjeç, bosi, si dhe Dorjan Pjetrit dhe Kenado Pjetri, 26 dhe 22 vjeç.Per te mos lene shenja, ata ngjiteshin nga muret neper vila e shtepi te cilat i grabisnin.Sipas mediave italiane, ata ngjiteshin me duar deri në katet e treta ose te katërta te ndërtesave dhe ndak operacioni policor mori emrin “Alpinistët”.
Hetimet zbuluan se shqiptaret, te cilet perdornin edhe nje femer qe ishte partnerja e njerit prej tyre, me origjinë shqiptare dhe qe merreej me prostitucion, qëndronin shpesh në hotele luksoze në Riviera. Këtu, ata fshihnin sendet e vjedhura të paketuara mirë në qese plastike të gatshme për t’i shitur në tregun e paligjshëm. Dy vëllezërit Dorjan dhe Kenado Pjetri, kanë lindur në Shqipëri dhe jetonin në San Benedetto, të dy të njohur për policinë. Po ashtu edhe Çili i lindur në Shqipëri, jetonte në San Benedetto, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër për detyrim paraqitje në polici çdo ditë. /ma.me