• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë ndodhi me “MH370”? Misteri i më madh i aviacionit modern

by A R
14/05/2018 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një hetim i kryer nga një program televiziv i “Australian TV” sugjeron se piloti i fluturimit “370” të “Malaysia Airlines”, avion me 239 persona në bord që u zhduk mbi 4 vite më parë, mund të jetë rrëzuar qëllimisht në oqeanin Indian.

Hetuesit janë ende duke kërkuar për mbetjet e avionit, por konkluzionet e këtij paneli ekspertësh të aviacionit ngrejnë mundësinë që njëri prej mistereve më të mëdha të aviacionit të kohëve moderne mund të mos ketë qenë një aksident katastrofik, por një vrasje e mundshme masive.

Emisioni “60 Minutes Australia” mblodhi së bashku një grup ekspertësh ndërkombëtarë të aviacionit, të cilët thonë se zhdukja e “MH370” mund të jetë një akt kriminal i pilotit veteran, kapitenit Zaharie Ahmad Shah.

“Ai ka vendosur të vetëvritet. Fatkeqësisht vrau edhe këdo tjetër në bordin e atij avioni, e këtë e bëri qëllimisht”, tha hetuesi i “Canadian Air”, Larry Vance.

Ndërkohë, piloti i një “Boeing 777” dhe njëkohësisht instruktor, Simon Hardy rindërtoi planin e fluturimit bazuar mbi një radar ushtarak, e tha se kapiteni Shah fluturoi mbi vijën kufitare mes Malajzisë dhe Tajlandës, duke kaluar sa në hapësirën ajrore të njërit vend në tjetrën, për të shmangur diktimin.

“Ai e kreu kështu punën – thotë Hardy, – sepse siç e dimë dhe e pranojmë si fakt, ushtria nuk mund të vijë e të interceptojë një avion pasagjerësh”.

Hardy bëri gjithashtu edhe një zbulim të çuditshëm: Kapiteni Shah, me gjasë e zhyti krahun e avionit mbi Penang, vendlindjen e tij.

“Dikush ka qenë duke vëzhguar nga dritarja”, sugjeroi ai.

“Pse duhej që ai (piloti) të shihte hapësirën mbi Penang?”, e pyeti moderatorja Tara Brown.

“Mund të ketë qenë një lamtumirë e gjatë ose e shkurtër emocionale”, u kundërpërgjigj Hardy.

Dy prej ekspertëve të hetimit refuzuan të pranonin skenarin e Byrosë australiane për Sigurinë në Transport, sipas së cilës “rrëzimi vdekjeprurës” ndodhi pa pasur dikë në kontroll.

“Mendoj se dikush e ka kontrolluar avionin deri në sekondat e fundit”, tha Hardy shkruan TCH.

Ata argumentuan gjithashtu se kapiteni Shah e zgjati fluturimin e “MH370”-s edhe për 115 milje të tjera, krahasuar me versionin e parë të hetuesve.

“Ka qenë mision nga një apo dy pjesëtarë të ekuipazhit për ta fshehur avionin sa më larg të mundeshin nga vendet e populluara”, thotë Hardy, duke shtuar se pikërisht kjo i detyron hetuesit të zhvendosen shumë më larg nga zona ku po kryhen kërkime aktualisht.

“CBS News” ka folur me disa prej familjarëve të viktimave të “MH370”-s, disa prej të cilëve janë shprehur se këto gjetje nuk janë aspak risi për ta, megjithatë, pa prova mjekoligjore askush nuk mund t’i bindë ata.

Familja e kapitenit Shah iu kundërpërgjigj televizionit amerikan “CBS News”, duke thënë se “drejtimi i gishtit të fajit nga piloti nuk i bën hetuesit ekspertë, por ata duhet të gjejnë avionin”. Deri më tani, “Malaysia Airlines” nuk ka komentuar mbi këtë zhvillim./a.m.

Next Post
BRITANI/ Dasma mbretërore, çifti lajmëron se nuk do të ftojë asnjë lider politik, as kryeministren Theresa May

Foto brenda kuzhinës, detaje të reja nga dasma e Princ Harryt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In