Sulmuesi Mario Balotelli ka thumbuar keqazi ish- të dashurën e tij, Fani Negusha.
“Është siç thoshte Pablo Escobar – Paratë nuk blejnë një femër, por bëjnë një kur*ë të bjerë në dashuri”, shkruante ai në Instagram.
Ky koment nuk i ka pëlqyer Fanit, që shkruan:
“Mos thuaj që të gjitha femra janë të ulëta. Nëse ti do të ishe njeri i mirë, do kishe gjetur një femër të vërtetë. As më paratë që ke nuk i mban dot afër ato që i quan të ulëta e për këtë do ketë ndonjë arsye”.
Menjëherë pas kësaj ka ardhur reagimi i Balotelit, që këtë radhë ka qenë edhe më i ashpër:
“Falë Zotit, kam dy fëmijë të mrekullueshëm që për nënë nuk kanë një si ajo.
Nëse do të thuash të vërtetën, unë jam këtu, por e di që të jesh një femër më vlera dhe virtyte, nuk është primare për ty.
Nuk shkatërroj familje unë.
Asnjë trajner kombëtareje nuk ka frekuentuar më shumë futbollistë se ajo.
As me fëmijët nuk rri dot e qetë, ndaj, postierë, muratorë, kamerierë, kudo që të jeni, hidhuni në sulm sepse mund të keni një shans.
Fama dhe paraja nuk i interesojnë, i duhet dikush që gënjehet gjithmonë”.