I hidhur ka rezultuar fati i një drejtuesi mjeti në Pezë të Tiranës, i cili në tentativë për të korruptuar policët, ndërsa ka përfunduar në pranga. Shoferi si fillim u ndalua pasi mjeti i tij ishte i pajisur me perde dhe pa drita, ndërsa për t’i shpëtuar gjobës i ofroi policit si ‘shpëtim’ 20 mijë lekë.
Policia ka publikuar një video ku shihet edhe bashkëbisedimi i policëve me drejtuesin e mjetit. Zbardhet biseda e plotë të policëve me qytetarin, ku ky i fundit u kërkon edhe falje për veprimin e bërë, ndërsa policët e shoqërojnë në komisariat.
DIALOGU
Polici: Drejtues mjeti, ke perde në makinë, shkon në Komision. Zoti drejtues i mjetit do shkoni në komision.
Qytetari: Si?
Polici: Hape pak dorën aty, hape dorën
Polici: Bjeri dokumentet të lutem, dokumentet këtu nxirri shpejt
Qytetari: Nuk kam gjë unë këtu…
Polici: Ke dokumente? Ngrihu në këmbë
Qytetari: Po për kokën time nuk kam gjë…
Polici: Ngrihu në këmbë
Polici 2: Çfarë ke aty poshtë asaj? Merre atë aty ore, merre
Polici 2: Dil nga makina, dil
Polici: Kë korrupton ti, punonjësin e policisë korrupton ti, e? Zotëria korrupton punonjësin e policisë në detyrë
Polici 2: Dil nga makina
Polici 2: Merre këtë (I drejton 2000 mijë lekshin qytetarit)
Polici 2: Merre edhe atë ta shoqërojmë me makinë (drejtohet me gisht nga pasagjeri)
Qytetari: Të lutem më fal
Polici 2: Ma jep mua atë (Ia merr kartëmonedhën)
Polici: 20-she në dorë, i the komandant? 20-she në dorë
Polici 2: E ndaluam për perdet dhe për dritatNJFTIMI I POLICISE
Qarkullonte me makinë, me xhama me perde, arrestohet për korrupsion, pasi i ofron 2000 lekë të reja policit, për t’iu shmangur penalizimit
Policia Rrugore e Tiranës, në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në Planin Operacional “TISPOL, Maj 2018”, nga kontrollet e ushtruara gjatë ditës në territorin e kryeqytetit, në lidhje me identifikimin e mjeteve debitore si dhe shkelje te tjera të legjislacionit rrugor, ka konstatuar dhe ndëshkuar:
• 10 drejtues mjetesh, që nga verifikimi rezultuan me detyrime të pashlyera
• 67 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurisë
• 15 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor)
• 10 drejtues mjetesh të papajisur me sigurim të detyrueshëm
• 2 drejtues mjetesh për transport pasagjerësh, të pa pajisur me certifikatë transporti profesional
• 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit
• 112 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor
Gjithashtu nga kontrollet në funksion të Planit Operacional, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh nga të cilët:
6 drejtues motomjetesh të papajisur me leje drejtimi
1 drejtues mjeti për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike
ma.me