• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Shoferi tenton të korruptojë policin, por e pëson keq

by A R
10/05/2018 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I hidhur ka rezultuar fati i një drejtuesi mjeti në Pezë të Tiranës, i cili në tentativë për të korruptuar policët, ndërsa ka përfunduar në pranga. Shoferi si fillim u ndalua pasi mjeti i tij ishte i pajisur me perde dhe pa drita, ndërsa për t’i shpëtuar gjobës i ofroi policit si ‘shpëtim’ 20 mijë lekë.

Policia ka publikuar një video ku shihet edhe bashkëbisedimi i policëve me drejtuesin e mjetit. Zbardhet biseda e plotë të policëve me qytetarin, ku ky i fundit u kërkon edhe falje për veprimin e bërë, ndërsa policët e shoqërojnë në komisariat.

DIALOGU
Polici:
 Drejtues mjeti, ke perde në makinë, shkon në Komision. Zoti drejtues i mjetit do shkoni në komision.
Qytetari: Si?
Polici: Hape pak dorën aty, hape dorën
Polici: Bjeri dokumentet të lutem, dokumentet këtu nxirri shpejt
Qytetari: Nuk kam gjë unë këtu…
Polici: Ke dokumente? Ngrihu në këmbë
Qytetari: Po për kokën time nuk kam gjë…
Polici: Ngrihu në këmbë
Polici 2: Çfarë ke aty poshtë asaj? Merre atë aty ore, merre
Polici 2: Dil nga makina, dil
Polici: Kë korrupton ti, punonjësin e policisë korrupton ti, e? Zotëria korrupton punonjësin e policisë në detyrë
Polici 2: Dil nga makina
Polici 2: Merre këtë (I drejton 2000 mijë lekshin qytetarit)
Polici 2: Merre edhe atë ta shoqërojmë me makinë (drejtohet me gisht nga pasagjeri)
Qytetari: Të lutem më fal
Polici 2: Ma jep mua atë (Ia merr kartëmonedhën)
Polici: 20-she në dorë, i the komandant? 20-she në dorë
Polici 2: E ndaluam për perdet dhe për dritatNJFTIMI I POLICISE
Qarkullonte me makinë, me xhama me perde, arrestohet për korrupsion, pasi i ofron 2000 lekë të reja policit, për t’iu shmangur penalizimit
Policia Rrugore e Tiranës, në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në Planin Operacional “TISPOL, Maj 2018”, nga kontrollet e ushtruara gjatë ditës në territorin e kryeqytetit, në lidhje me identifikimin e mjeteve debitore si dhe shkelje te tjera të legjislacionit rrugor, ka konstatuar dhe ndëshkuar:
• 10 drejtues mjetesh, që nga verifikimi rezultuan me detyrime të pashlyera
• 67 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurisë
• 15 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor)
• 10 drejtues mjetesh të papajisur me sigurim të detyrueshëm
• 2 drejtues mjetesh për transport pasagjerësh, të pa pajisur me certifikatë transporti profesional
• 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit
• 112 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor
Gjithashtu nga kontrollet në funksion të Planit Operacional, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh nga të cilët:
6 drejtues motomjetesh të papajisur me leje drejtimi
1 drejtues mjeti për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike

ma.me

Next Post
Rikthim si deputet në Kuvend? Spartak Braho flet pas dorëheqjes së Tahirit

Braho pranon mandatin e Tahirit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burnham dhe Macron takohen në “Downing Street”, bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

Burnham dhe Macron takohen në “Downing Street”, bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

September 3, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

September 3, 2026
Tragjedi në Nigeri, të paktën 37 të vdekur nga gazi toksik, shumë të tjerë të zhdukur! Po tentonin të vidhnin në tubacionin e naftës

Tragjedi në Nigeri, të paktën 37 të vdekur nga gazi toksik, shumë të tjerë të zhdukur! Po tentonin të vidhnin në tubacionin e naftës

September 3, 2026
VIDEO/ Trupi i Ratko Mlladiç mbërrin në Beograd me avionin qeveritar serb! “Kasapi i Bosnjës” do prehet në varrezat pranë të bijës

VIDEO/ Trupi i Ratko Mlladiç mbërrin në Beograd me avionin qeveritar serb! “Kasapi i Bosnjës” do prehet në varrezat pranë të bijës

September 3, 2026
Zelenskyy deklaron se ka marrë informacione nga SHBA në lidhje me vizitën e drejtorit të CIA-s në Moskë -

Zelensky: Negociatorët amerikanë së shpejti në Kiev dhe Moskë, presim takim shumë të rëndësishëm!

September 3, 2026
Pension për artistët e skenës, zbulohet drafti: Pagesë nga 47 vjeç për balerinët, 57 vjeç për këngëtarët solistë

Pension për artistët e skenës, zbulohet drafti: Pagesë nga 47 vjeç për balerinët, 57 vjeç për këngëtarët solistë

September 3, 2026
EMRAT/ Përplasja në Orikum, zbardhet skema e kërcënimit me gjobë 5 milionë euro ndaj biznesmenit! Kryepolici Ndreu: 5 të arrestuar dhe 6 në kërkim, mes tyre…

EMRAT/ Përplasja në Orikum, zbardhet skema e kërcënimit me gjobë 5 milionë euro ndaj biznesmenit! Kryepolici Ndreu: 5 të arrestuar dhe 6 në kërkim, mes tyre…

September 3, 2026
“Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’”/ Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

Tensionet në rritje, Moska hakmerret ndaj Berlinit, paralajmëron mbylljen e qendrave kulturore gjermane në Rusi!

September 3, 2026
Evidentohen mbi 4 mijë ton mish të padeklaruar dhe miliona euro të fshehura! Subjekti tregtar referohet në Prokurorinë e Tiranës

“Embargoja” e mishit nga Brazili, mbyllen porositë për sasitë e gjedhit dhe derrit, ngarkesat e fundit deri në dhjetor!

September 3, 2026
Zjarret në Lezhë dogjën banesa në Kalivaç dhe Zimaj, kryebashkiaku Ndreu: Situata po vihet nën kontroll!

Zjarret në Lezhë dogjën banesa në Kalivaç dhe Zimaj, kryebashkiaku Ndreu: Situata po vihet nën kontroll!

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com