Lorena Arapi 24 vjeç, nënë e 2 fëmijëve, gruaja që i vodhi 10 milionë lekë të vjetra vjehrrit ër dashnorin ka pranuar vjedhjen. Përpara hetuesve ajo është shprehur se është martuar pa dëshirën e saj ndaj dhe kishte vendosur të ia nxinte jetën familjes së burrit.
“U martova pa dëshirën time, kisha vendosur t’ia nxija jetën familjes së burrit”. ka treguar ajo
Ajo ka pranuar vjedhjen e 10 milionë lekëve të vjetër, më pas edhe shuma të tjera, 1 mijë apo edhe dy mijë euro, të cilat ia ka dhënë të ishtë dashurit, me të cilin ishte ndarë rreth 6 muaj më parë.
Lorena shprehet se gjithçk e ka bërë nga dashuria për dashnorin Adiol Çiflikun, (i cili është i arrestuar), por dhe për faktin që martesa me të shoqin, Ilir Arapi, ishte bërë pa pëlqimin e saj.
Krimi i vjedhjes është zbuluar vetëm kur nëna e re kishte zënë të dashur tjetër dhe doli natën nga banesa. Por e qara e fëmijës zgjoi gjithë familjen, të cilët më kot pritën deri në orën 05:00 të mëngjesit që ajo të kthehej. Kjo vuri në dyshim familjarët e saj, të cilët sinjalizuan Policinë, duke hedhur dyshimet edhe për zhdukjen e parave në banesë. Pas shoqërimit, e reja pranoi se 10 milionë lekët i kishte harxhuar për të dashurin 28-vjeçar nga Berati.