Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, udhëtoi sot në një vizitë zyrtare në Berlin.
Në njoftimin e Zyrës së Thaçit thuhet se presidenti do të pritet nesër në takim bilateral nga kancelarja Merkel, ku do të bisedohet për tema të ndryshme të interesit të përbashkët.
“Në këtë takim do të bisedohet për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve, për rritjen e shkëmbimit ekonomik dhe bashkëpunimin në fusha të tjera”, thuhet në njoftim.
Sipas të njëjtit, Thaçi do të mbajë sot edhe një ligjëratë në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtare./REL
a.ç