Politika shqiptare ka nisur urimet e saj në drejtim të Kryeministrit aktual britanik David Cameron për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e përgjithshme. Ka qenë Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili i ka dërguar një rim Cameronit për fitoren në zgjedhje. Në urimin e tij Basha shprehet se fitorja e konservatorëve ishte e merituar, dhe se politikat e ndjekura prej tyre sollën ulje taksash dhe rritje ekonomike
“Urimet e mia më të përzemërta për David Cameron dhe partisë simotër Konservatore për fitoren e thellë të zgjedhjeve parlamentare. Konservatorët arritin të marrin një shumicë të qartë me një rezultat bindës me 326 mandate, pas një fushate brilante, dhe pas një kursi të drejtë politik bazuar në vlerat e parimet e të djathës, të lirisë ekonomike e të taksave të ulëta. Një fitore e merituar pas një qeverisje që solli uljen e taksës së punës për 27 milionë anglezë, uljen e taksës së bizneseve, çka garantoi një rritje ekonomike prej 8 përqind ndërkohë që Europa pësonte rënie, dhe mundësoi 1 milionë vende të reja pune. Inkurajues rezultati i të djathës angleze, frymëzuese kjo politikë, dhe ky reagim i drejtë i britanikëve. Edhe një here, pas Francës, vjen një sinjal i fortë se e djathta dhe politikat e saj të lirisë ekonomike dhe të taksave të ulëta, janë rruga e daljes nga kriza, e punës, e dinjitetit dhe e mirëqenies për cdo shoqëri”, shkruan Basha
Redaksia Online
(JavaNews.al)