Gjashtë të rinj janë arrestuar pasi janë përfshirë në një sulm seksual ndaj një vajze adoleshente, në Indinë verilindore.
Incidenti është filmuar nga një dëshmitar, dhe video tregon tetë adoleshentë dhe të rinj duke sulmuar një vajzë, në Xhehanabad në shtetin e Bihar.
Sulmuesit shfaqen duke qeshur ndërsa heqin me dhunë rrobat e vajzës, dhe më pas vijojnë ta ngacmojnë.
Ata e kalojnë adoleshenten nëpër duar, ndërsa ajo bërtet dhe qan duke kërkuar ndihmë.
Asnjë dëshmitar, duke përfshirë personin që është duke mbajtur celularin, nuk i shkoi në ndihmë.
Video tronditëse është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale./a.m.