Emisioni “Stop” ka publikuar pamjet e një kamere të fshehte në Shtëpinë e Foshnjes në Vlorë. Aty shihet dhuna verbale dhe fizike ndaj fëmijëve që strehohen në këtë institucion.
Punonjësja – Ik Leo ik, se do vijë Vali pastaj, të të veshë kanatiere!
Punonjësja 2 – Hajde këtu ti…!
Punonjësja – O, të keqen una…
Punonjësja 2 – Ulu aty! Një moment të gëzueshëm, ti ta kthen gëzimin në sherr. Unë s’kam nerva sot të bëj sherr me ty Koço.
Punonjësja – Ai u dënua, se u plevitos.
Punonjësja 2 – Je fshirë ti? Merre leckën, fshihu!
Punonjësja 2 – O çuna! Do ju dënoj prapë ëëë… Po kjo Ana ku është? Pse je aq ku*** ti, moj?!
Punonjësja 2 – Pse hë…?! Aty të rrish! M*t! Mbylle, mbylle!
Punonjësja 3 – Hajde se kanë bërë që të gjithë zhurmë, por më shumë Fabio me Anën. I janë qepur Blerinës e s’e lënë rehat. Shoqen time, kolegen e punës ma meruan fare.
Punonjësja 3 – Ik, o çun, o…!
Punonjësja 3 – O idiote! O sa më dhemb mesi… o idiote, o debile, thashë se rashë…
Fëmijët jetimë ndëshkohen e thirren me epitete të neveritshme nga punonjëset e Shtëpisë së Foshnjës, të cilat në fakt paguhen për t’iu shërbyer./ tvklan.al
a.ç