“Më dhunonte gjatë gjithë kohës, por durova se nuk kisha ku të shkoja. Pasi më rrihte më nxirrte jashtë natën, bashkë me tre djemtë dhe vet rrinte brenda në shtëpi”. Ky është rrëfimi prekës i Xhulietës, nënës me tre fëmijë, e cila është divorcuar pas një martesë 10-vjeçare. Teksa është bërë protagoniste e emisionit ‘Me zemër të hapur’ Xhulieta tregoi se si ish-bashkëshorti nuk sillej mirë me të, madje as me fëmijët. Gruaja nga Korça tha se dyshonte që burri e ndahu pasi dyshonte se ai kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore, shkruan ‘BalkanWeb’.
“Më ka dhunuar gjithmonë. Duroja se s’kisha se ku të mbështetesha. Nuk kisha as mbështetje, pasi si kisha prindërit. As vëllezërit e mi s’kishin mundësi. Kur bëra djalin e tretë, aty më dhunonte më shumë. Ai punonte në komunë. Nuk e di nëse kishte lidhje jashtëmartesore, por e mendoj. Nuk e kam të vërtetuar. Sjelljet e tij ishin të dhunshme. Më rrihte në sy të fëmijëve, kishte raste që nuk vinte fare në shtëpi. Pasi punonte si polic dhe tek fabrika e miellit. Unë rrija brenda me tre fëmijët. Vendosa të largohem në 12 shtator të 2014. Erdhën vëllezërit e mi. Dhe me ata është zënë është përleshur. Ai i lajmëroi dy vëllezërit dhe xhaxhain tim, më përcolli me ata. Unë nuk doja të ikja, pasi nuk kisha ku të shkoja me fëmijët. Ndoshta kishte lidhje jashtëmartesore dhe e kishte planifikuar ndarjen. Ai pasi më dhunonte, më nxirrte jashtë me fëmijët, vet rrinte brenda.”, tha Xhulieta.
Pas divorcit me vendim gjykate u ndanë edhe fëmijët, njeri prej djemve edhe pse është ne kujdestarinë e babait jeton aktualisht me nënën për shkak se dhunohej. Një tjetër kalvar vuajtjesh i ka ndjekur pas, ish bashkëshorti ka kaluar pasuritë e tij ne emër të vëllait duke mashtruar dhe duke hequr nga vetja përgjegjësitë. Xhulietes i duhet te luftoje e vetme për të rritur dy djemtë ndërkohë i madhi jeton me te atin dhe refuzon ta takoje. Ajo kërkon ndihmë që fëmijët të rriten e shkollohen si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre dhe I ati të jap kontributin e tij si prind.
Ndërkohë, në një lidhje telefonike për emisionin, ish-bashkëshorti i Xhulietës, Valmiri mohoi të gjitha akuzat, ndërsa deklaroi live se gjithçka është mashtrim. Ai tha se ish-gruaja ishte mashtruese dhe se i kishte marrë shtëpinë dhe se e kishte lënë në mes të katër rrugëve. Ai tha se nuk e kishte dhunuar kurrë as ish-gruan dhe fëmijët, përcjell ‘BalkanWeb’.
“Është përgatitur që ka ardhur aty ajo. Ajo e nderuara më ka mashtruar me pronat, më mori shtëpinë dhe e vuri në emër të vjehrrës time. Më lanë jashtë. Më lanë në mes të katër rrugëve. Unë jam gati të vijë dhe në studio. Në këto vite marrëdhëniet tona kanë qenë të shkëlqyera. Pasi kërkoja të drejtën time. Kurse ajo krisi dhe iku më la me tre fëmijët. Se kam dhunuar kurrë, as për ujë nuk e çoja, pasi më thoshte; shko vetë. As djalin se kam dhunuar kurrë. Ka surrat ajo që del aty, vetëm njeri nuk është. Unë të flas me dokumente, ti flet me fjalë. Shtëpinë e ka të nënës dhe babait ajo. Ça kishte tek unë, i mori. Veç lëkurën të më marrë tani. Ajo në tre vjet nuk u dha djemve për një palë çorape. Ajo më mashtroi dhe më vodhi”, tha Valmiri.
ma.me