Kuvendi i Shqipërisë ne bashkepunim me Ministrinë e Shtetit për Diasporën dhe Ministrinë e Drejtësisë zhvilloi sot në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, tryezen e rrumbullakët “Mbi të Drejtat e Personave të Privuar nga Liria Jashtë Vendit.”
Ky aktivitet u moderua nga zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë , Vasilika Hysi dhe në të mbajtën një fjalë përshëndetëse Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, si dhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z. Bernd Borchardt.
Në fjalën e tij, Majko tha se “mendohet se më shumë të dënuar apo paraburgosur shqiptarë ka jashtë vendit, se sa brenda tij”.
“Falë një bashkëpunimi të filluar edhe me Kryqin e Kuq të Shqipërisë së bashku me Ministren e Drejtësisë dhe ekseriencën e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtëme kemi filluar një punë paraprake. Në këtë drejtim, krijimi i “liason officer”-i për këtë qëllim është gjithashtu një faktor i rëndësishëm që do të shërbejë si pikë kontakti për personat e privuar nga liria jashtë vendit. Vendosja e tyre fillimisht në Itali dhe Greqi do të jetë një model fillestar për të verifikuar funksionimin e tyre”, tha Pandeli Majko, ministër i Shtetit për Diasporën.
Numri i të dënuarve shqiptarë jashtë vendit
1. Në Greqi janë 1655 shtetas shqiptar të dënuar apo paraburgosur.
2. Në Itali janë 1600 shtetas shqiptar të burgosur nga të cilët 100 janë të paraburgosur.
3. Në Gjermani janë 768 shtetas shqiptar të burgosur.
4. Në Angli janë 750 (762) shtetas shqiptar të dënuar apo paraburgosur.
5. Në Hollandë janë 92 shtetas shqiptar të dënuar apo paraburgosur, nga të cilët 75 në kontekst të së drejtës penale dhe 17 në kontekstin e ligjit të emigracionit.
6. Në Austri rezultojnë 52 shtetas shqiptar të burgosur deri në Shtator 2017.