Ka gjetur mënyrën t’u përvishet kundërshtarëve Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai më në fund ka reaguar pas përfundimit të punimeve të Kuvendit të PD, ku u miratua dhe statuti i ri.
Në një postim në Facebook, Basha ka thënë se Kuvendi sot është tregues i guximit për të ndryshuar
Postimi i plotë
Kuvendi ynë Kombëtar është tregues i guximit tonë për të ndryshuar: duke ndryshuar kulturën tonë, ne do të ndryshojmë të gjithë politikën. Pas miratimit të statutit të ri në këtë Kuvend, ne do të shpërndahemi në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë, për të vazhduar betejën kundër së keqes, betejën pa kthim, deri në largimin e kësaj qeverie.
Dhe për të ndarë me njerëzit e thjeshtë një mesazh besimi, që ditët tona më të mira i kemi përpara.