Gjergj Bojaxhi ka publikuar një video që sipas tij tregon se betonizimi i bregdetit vijon edhe me qeverisjen e të majtës.
Në videon e publikuar nga Bojaxhi bëhet fjalë për një ndërtim prej 8 katesh vetëm 10 metër larg bregut sipas tij.
Denoncimi i Bojaxhi:
Ne Sarande po e kuptojne me mire konceptin “te jesh prane detit”. Aq prane sa jepen leje 8 kate beton 10 metra larg bregut…. aq sa po pati dallge te lag kembet ne ballkon.
Keto jane pamje qe marrin trajta skandali kur 2 here jepet leja (ne 2010 dhe 2017) qe pallatet ti fusim ne det.
Me siguri do na e justifikojne nen argumentin rilindas: ky eshte rezultat i rritjes se ofertes turistike te Sarandes, e cila ka sjelle rritjen e kerkeses per komplekse akomoduese dhe shteti i pergjigjet me bujari dhe krevate ne bregun e detit.
Me ndertimin e aeroportit te Vlores dhe Sarandes, do kete edhe me shume kerkesa dhe kushedi ku do shpertheje fantazia e institucioneve lokale dhe kombetare qe japin apo rinovojne leje pallatesh te tilla.
/a.m.